• Duke parë gjendjen aktuale politike në hapsirën shqiptare, ku partitë politike kanë hyrë në rrethin e saj vicioz dhe të një lufte brenda llojit;
  • Duke parë se jeta shoqërore në të gjitha poret e saj është bërë e padurueshme për shkak të oligarkëve politik të cilët kanë vënë pushtetin e tyre personal mbi interesat kombëtare;
  • Duke kujtuar ato burra dhe gra të cilët u sakrifikuan për idealet e lirisë dhe integrimit kombëtar, të cilët këtu e 146 vjet më parë u bashkuan në Prizren për ti dalë në mbrojtje atdheut i cili po rrezikohej nga pushtuesit e huaj, ku si rezultat i atij bashkimi shpëtoi ¼ (një e katërta) e hapsirës shqiptare prej 28.000 km2.
  • Duke kujtuar breza të tërë që u sakrifikuan për liri dhe bashkim kombëtar, vlerat politike dhe luftarake të tyre, posaqërisht:
    • Organizimin e luftës çlirimtare në hapsirat shqiptare nga 1912 – 2001;
    • Sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes së tij, gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit;
  • Të përkushtuar në mbrojtjen e vlerave njerëzore, familjare e kombëtare, NJOFTOJM opinionin publik, se me datë: 10 Qershor 2024 u themelua Lëvizja “Lidhja e Re e Prizrenit”, (L.”LRP”).
  • L. LRP do të regjistrohet – Lëvizje legale politike në Kosovë me seli në Prizren.
  • L. LRP në mënyrë institucionale do të shtrihet në të gjitha hapsirat e banuara me shqiptar;
  • Ideali i Lidhjes së Prizrenit është ideal i brezave, andaj ftojmë të gjithë shqiptarët e gadishullit Ilirik dhe diasporës sonë, që ti bashkohen këtij ZËRI MBARËKOMBËTAR;

                                                          KËSHILLI NISMËTAR:

Dr.sc. Ardian MUHAJ, Avokat Mr.sc Bledar UKU, Doc. Dr. Muhamed JUSUFI, Prof. Murat ABDURRAHMANI, Nazmi HAJREDINI – Kryetar i SHVL UÇPMB, At Nikollë MARKU – Kisha Autoqefale Shqiptare, Prof. Asoc. Pëllumb VORPSI, Prof. Asoc.Dr. Safet KRASNIQI.