Muhamed Faik Jusufi
CV e Muhamed Faik JUSUFI
Data dhe vendlindja: 12.03.1963, Shkup
Adresa: Prishtinë, rr. Selami Kraja, nr. 21
Shkollimi:
-
2007–2009: Kolegji “Fama” – Mastër i Shkencave Politike dhe Diplomaci
-
2011–2014: Universiteti Ndërkombëtar i Strugës – Doktor i Shkencave Politike dhe Diplomaci
Muhamed Faik Jusufi – Dr. Muhamed Jusufi, që më shpesh e hasim nëpër botime me mbiemrin e fisit të tij Kajolli, ka lindur në Shkup më 12 mars 1963.
Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në vendlindje. Gjatë viteve 1977–1981 ndoqi mësimet në Medresenë “Alaud-din” në Prishtinë. Pas përfundimit të Medresesë, vazhdoi studimet në Universitetin më të njohur të botës arabe, Al-Az’har në Kajro. Studimet i përfundoi më 1989, në Fakultetin e Filozofisë dhe Akaidit (Apologjetikës).
Gjatë 1990–1991, shërbeu si imam në Qendrën Islame Shqiptare në Bruksel, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në konferenca në SHBA, Brazil, vende të ndryshme evropiane dhe shtete islame, që nga viti 1989 e deri më sot.
Angazhime dhe funksione:
-
1992–1996: Drejtor i Departamentit për Shërbime Sociale pranë organizatave humanitare në Tiranë:
-
Organizata e Ndihmave të Arabisë Saudite (1991–1992)
-
Al Wakf el Islami (1992–1993)
-
Komiteti i Botës Islame (1993–1996)
-
Ky aktivitet u intensifikua më tej gjatë viteve 1996–2000, me angazhimin e tij si Anëtar i Kryesisë së Organizatës Politiko-Ushtarake “Këshilli i Mbrojtjes Kombëtare” me seli në Tiranë.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe (1996–2003), ishte Kryetar i Fondacionit “Kosova” në Tiranë.
Një kontribut i rëndësishëm i tij ishte edhe gjatë luftës në Kosovë, ku nga qershori 1998 deri më 6 prill 1999, mbajti postin ndihmës Ministër i Mbrojtjes së Kosovës.
-
2001–2002: Anëtar i Kryesisë (sekretar organizativ) i Partisë “Qendra Liberale e Kosovës”, me seli në Prishtinë (deri në mbylljen e saj).
-
2002–2003: Këshilltar i Parë, respektivisht Zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
-
2003–2014: Kryetar i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë”, me seli në Prishtinë.
Në rrafshin akademik, gjatë viteve 2014–2017, ushtroi detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës (Strugë dhe Gostivar, Maqedonia e Veriut).
Në vitet 2015–2021 ka qenë Profesor në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), në lëndën Arti Islam, niveli Master.
Në vitin 2024, u zgjodh Kryetar i Këshillit Nismëtar të Lëvizjes “Lidhja e Re e Prizrenit”.
Veprimtaria botuese
Krahas shkrimeve të shumta mbi aktualitetin shoqëror dhe politik, ka botuar një sërë analizash politike në gazeta, revista dhe portale shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Pjesëmarrës aktiv në debate televizive, sidomos rreth ngjarjeve tragjike në vatrat aktuale të krizës, në Lindjen e Mesme.
Përkthime nga arabishtja në shqip:
-
Mrekullitë e Kur’anit (1–7); vëllimet 8 dhe 9 pritet të botohen deri në fund të vitit
-
Jeta dhe vdekja
-
E mira dhe e keqja
-
Palestina (libër politik)
Botime autoriale:
-
Muhammedi s.a.w.s. – Lideri i Njerëzimit
-
Toleranca ndërfetare
-
Religjioni në marrëdhënie ndërkombëtare
-
Pranvera Arabe
Dorëshkrime të pabotuara:
-
Ditërrëfenjësi (kalendari) historik
-
Hyrje në Artin Islam
-
Krijesat e padukshme
-
A është Dhulkarnejni Aleksandri i Madh?
-
Refleksione politike (tematika të botuara nëpër media)
-
Refleksione mbi Islamin
Gjuhët që njeh:
Shqip (gjuhë amtare), arabisht, anglisht, turqisht, maqedonisht dhe serbisht.
E fundit për nga renditja, por jo rëndësia:
Është i martuar dhe babai i tre fëmijëve. Jeton në Prishtinë, por shpesh viziton vendlindjen e tij, Shkupin.
Data: 15.12.2024
Vendndodhja: Prishtinë