Pëllumb Vorpsi
-
Profesor i Kompozicionit dhe Kontrapunktit në Universitetin e Arteve, nga viti 2006 e në vijim.
-
Autor i një sërë veprash muzikore simfonike, orkestrale, vokale, pianistike, instrumentale, si dhe përpunimesh të ndryshme muzikore.
-
Diplomohet si Kompozitor në klasën e prof. Tonin Harapit, në vitin 1981.
-
Mësues i Harmonisë dhe Folklorit Muzikor pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” (1981–2006).
-
Pedagog i jashtëm i Kontrapunktit në Universitetin e Arteve (atëherë Instituti i Lartë i Arteve), 1981–1989.
-
Përpilues i programeve mësimore, përfshirë programin e Harmonisë për shkollat e mesme artistike (1995) dhe programin e Edukimit Muzikor për shkollat e mesme (2008).
-
Drejtor artistik i Ansamblit “Tirana” (1991–1995), i njohur brenda dhe jashtë vendit; ideator i “Sofrës Tiranase”.
-
Drejtor artistik i projektit shqiptar–gjerman midis Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe Shkollës Muzikore të Bochum (2004).
-
Përgjegjës i Seksionit të Muzikologjisë në Universitetin e Arteve (2007–2008).
-
Titulli akademik “Profesor i Asociuar” i jepet nga Universiteti i Arteve në vitin 2013.
-
Themelues i Fondacionit Kulturor “IDEA” (2010) dhe Orkestrës Rinore Shqiptare (ORSH) në vitin 2011.
-
Realizon një seri koncertesh me ORSH, në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës Fiesole (Itali), nën drejtimin e M° Aldo Ceccato dhe M° Guido Corti. Kulmimi me interpretimin e Requiem të G. Verdit në festivalin Anima Mundi, Pisa (2013).
-
Ideator dhe drejtor artistik i koncertit festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit” në Pallatin e Kongreseve, Tiranë (2009), në bashkëpunim me Orkestrën Filarmonike të UA dhe korin Pax Dei, nën drejtimin e M° Vito Klemente (Itali).
-
Ndjek leksione për muzikën moderne për pesë muaj në Shkollën e Lartë të Muzikës Köln–Wuppertal (1993), ku mban ligjëratën “Musik in Albanien – Folklore und Kunst-Musik”.
-
Pjesëmarrës në seminarin për muzikën e filmit dokumentar në Shkollën e Lartë të Muzikës “Robert Schumann” në Dusseldorf, ku paraqet muzikën për filmin dokumentar “Fran Bardhi” (1993).
-
Përfaqëson Universitetin e Arteve në Kongresin e Konservatorëve Evropianë (AEC), në Strasbourg (2007).
-
Anëtar Nderi i Dhomës së Përfaqësuesve, Tennessee, SHBA (1995).
Vlerësime dhe Interpretime Ndërkombëtare
Veprat muzikore të Vorpsit janë interpretuar nga orkestra të njohura si:
-
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH)
-
Orkestra Rinore Shqiptare (ORSH)
-
Junge Philharmonie Neuwied
-
Jugendsinfonieorchester Bochum
-
Orchestra Sinfonico e Coro di Capitanata di Foggia
Këto vepra janë vlerësuar nga artistë të shquar, kritikë të muzikës dhe media prestigjioze ndërkombëtare si: BBC, Corriere della Sera, La Repubblica, Amadeus, Journal, Westfälischer Anzeiger, etj.
“Një kryevepër simfonike nga Shqipëria… Një teknikë madhështore kompozimi dhe një ndjeshmëri e jashtëzakonshme ndaj formave kanë nxjerrë në pah një vepër që e vendos kompozitorin e saj në radhën e parë të tingull-krijuesve tonalë më domethënës të fundit të shekullit XX dhe fillim shekullit XXI.”
Mynih, 31 maj 2006
Julius Karr-Bertoli
Profesor h.c. – Dirigjent i muzikës evropiane
Anëtar i Urdhrit Ndërkombëtar të Nderit