Pëllumb Vorpsi

  • Profesor i Kompozicionit dhe Kontrapunktit në Universitetin e Arteve, nga viti 2006 e në vijim.

  • Autor i një sërë veprash muzikore simfonike, orkestrale, vokale, pianistike, instrumentale, si dhe përpunimesh të ndryshme muzikore.

  • Diplomohet si Kompozitor në klasën e prof. Tonin Harapit, në vitin 1981.

  • Mësues i Harmonisë dhe Folklorit Muzikor pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” (1981–2006).

  • Pedagog i jashtëm i Kontrapunktit në Universitetin e Arteve (atëherë Instituti i Lartë i Arteve), 1981–1989.

  • Përpilues i programeve mësimore, përfshirë programin e Harmonisë për shkollat e mesme artistike (1995) dhe programin e Edukimit Muzikor për shkollat e mesme (2008).

  • Drejtor artistik i Ansamblit “Tirana” (1991–1995), i njohur brenda dhe jashtë vendit; ideator i “Sofrës Tiranase”.

  • Drejtor artistik i projektit shqiptar–gjerman midis Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe Shkollës Muzikore të Bochum (2004).

  • Përgjegjës i Seksionit të Muzikologjisë në Universitetin e Arteve (2007–2008).

  • Titulli akademik “Profesor i Asociuar” i jepet nga Universiteti i Arteve në vitin 2013.

  • Themelues i Fondacionit Kulturor “IDEA” (2010) dhe Orkestrës Rinore Shqiptare (ORSH) në vitin 2011.

  • Realizon një seri koncertesh me ORSH, në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës Fiesole (Itali), nën drejtimin e M° Aldo Ceccato dhe M° Guido Corti. Kulmimi me interpretimin e Requiem të G. Verdit në festivalin Anima Mundi, Pisa (2013).

  • Ideator dhe drejtor artistik i koncertit festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit” në Pallatin e Kongreseve, Tiranë (2009), në bashkëpunim me Orkestrën Filarmonike të UA dhe korin Pax Dei, nën drejtimin e M° Vito Klemente (Itali).

  • Ndjek leksione për muzikën moderne për pesë muaj në Shkollën e Lartë të Muzikës Köln–Wuppertal (1993), ku mban ligjëratën “Musik in Albanien – Folklore und Kunst-Musik”.

  • Pjesëmarrës në seminarin për muzikën e filmit dokumentar në Shkollën e Lartë të Muzikës “Robert Schumann” në Dusseldorf, ku paraqet muzikën për filmin dokumentar “Fran Bardhi” (1993).

  • Përfaqëson Universitetin e Arteve në Kongresin e Konservatorëve Evropianë (AEC), në Strasbourg (2007).

  • Anëtar Nderi i Dhomës së Përfaqësuesve, Tennessee, SHBA (1995).

Vlerësime dhe Interpretime Ndërkombëtare

Veprat muzikore të Vorpsit janë interpretuar nga orkestra të njohura si:

  • Radio Televizioni Shqiptar (RTSH)

  • Orkestra Rinore Shqiptare (ORSH)

  • Junge Philharmonie Neuwied

  • Jugendsinfonieorchester Bochum

  • Orchestra Sinfonico e Coro di Capitanata di Foggia

Këto vepra janë vlerësuar nga artistë të shquar, kritikë të muzikës dhe media prestigjioze ndërkombëtare si: BBC, Corriere della Sera, La Repubblica, Amadeus, Journal, Westfälischer Anzeiger, etj.


“Një kryevepër simfonike nga Shqipëria… Një teknikë madhështore kompozimi dhe një ndjeshmëri e jashtëzakonshme ndaj formave kanë nxjerrë në pah një vepër që e vendos kompozitorin e saj në radhën e parë të tingull-krijuesve tonalë më domethënës të fundit të shekullit XX dhe fillim shekullit XXI.”

Mynih, 31 maj 2006
Julius Karr-Bertoli
Profesor h.c. – Dirigjent i muzikës evropiane
Anëtar i Urdhrit Ndërkombëtar të Nderit